Ministri Demo prezanton ekipin e ri të pushtetit vendor, Muzaka dhe Paparizo marrin detyrat e reja
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, prezantoi sot ekipin e ri drejtues që do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe reformat në pushtetin vendor, Oltjon Muzakën, zëvendësministër me fushë përgjegjësie për çështjet e pushtetit vendor, dhe Anxhela Paparizon, drejtoreshë të re të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. Duke vlerësuar sfidat që përballon sot pushteti vendor, ministri Demo theksoi nevojën për një ritëm dhe standard të ri pune, me fokus te reformat në proces, përmbushja e detyrimeve të Kapitullit 22, digjitalizimi, forcimi i kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët. Demo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përkthimit në rezultate konkrete në territor të programeve si Paketa e Maleve dhe Rilindja Urbane 2.0, duke krijuar më shumë mundësi për komunitetet dhe një profil të...
Burimi:
kohajone.com