Ministri Demo pret në takim Michael Granoff: Fokus zgjerimi i bashkëpunimit me AADF

Ministri Demo pret në takim Michael Granoff: Fokus zgjerimi i bashkëpunimit me AADF

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo zhvilloi sot një takim me Michael Granoff, kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ku vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të fondacionit në zhvillimin e Shqipërisë dhe diskutoi mbi zgjerimin e bashkëpunimit me institucionet qendrore dhe vendore. Gjatë takimit, ministri Demo vlerësoi ndikimin e projekteve të AADF në fusha të rëndësishme si arsimi, teknologjia, sipërmarrja, turizmi, trashëgimia kulturore dhe zhvillimi ekonomik lokal, të cilat kanë krijuar mundësi të reja dhe kanë sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe komunitetet. Një vëmendje e veçantë iu kushtua shtrirjes në nivel kombëtar të modeleve dhe projekteve të suksesshme, përmes forcimit të bashkëpunimit ndërmjet fondacionit dhe institucioneve publike, me synimin që rezultatet pozitive të këtyre nismave të shtrihen në të gjithë vendin....