Ministër robotë për të evituar korrupsionin? Gjikondi kritikon idenë e Ramës: E thënë nga një kryeministër që…

Ministër robotë për të evituar korrupsionin? Gjikondi kritikon idenë e Ramës: E thënë nga një kryeministër që…

Korrupsioni vepër penale apo administrative? Kjo pyetje u shtrua në një diskutim televiziv. Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se i qëndron idesë që për veprën e korrupsionit masa të ashpërsohej. “Personalisht do të doja që vepra e korrupsionit, masa të ashpërsohej. Edhe ideja që ka hedhur Rama që të bëjmë ministër robotë për të evituar korrupsionin, më duket skandaloze. E thënë nga një kryeministër që nuk merret me vatrën e infeksionit të korrupsionit. Jemi të korruptuar në mënyrën se si funksionojmë dhe se si duhet të pasurohemi”, tha ajo.