Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Minimum jetik prej 200 euro’, Teliti: Do të kthejmë prodhimin në ekonominë shqiptare
👁6427
Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka komentuar premtimet e forcës politike që përfaqëson, duke theksuar se ato janë të realizueshme, por nuk mund të përmbushen të gjitha brenda 100 ditëve të para. I ftuar në një emision televiziv, Teliti theksoi se qëllimi i PD-së nuk është të shpikë rrotën, por të zgjidhë sfidat madhore të vendit. Një ndër pikat kyçe të programit është paketa “Dhembshuria”, që synon të garantojë një minimum jetik prej 200 euro në muaj për qytetarët në nevojë. Sipas Telitit, kjo është një masë që synon të reduktojë varfërinë ekstreme në vend. Ai vuri...