Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj
Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen kësaj të hëne provimit të tretë dhe të fundit, atë të Gjuhës së huaj. Provimi nis në orën 10:00 dhe përfundon në 12:30, teksa do të zhvillohet në 340 qendra të monitoruara nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore. Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë. Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar...