Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave/ Pasoja të rënda për banorët

Minierat e Bulqizës, ndotëset më të madh të ajrit dhe të ujërave/ Pasoja të rënda për banorët

Prej më shumë se shtatë dekadash, jeta e qytetit të varfër të Bulqizës në verilindje të Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me kromin. Mbi 120 subjekte ose 22 për qind e të gjitha lejeve minerare të vendit e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në minierën e Bulqizës – e cila është njëherazi punëdhënësja më e madhe për banorët e zonës. Por paralelisht me aktivitetin ekonomik, miniera është kthyer tashmë në një kosto të lartë për mjedisin dhe shëndetin e banorëve. Bashkia e Bulqizës e konsideron aktivitetin minerar si ndotësin më të madh të ajrit dhe të ujërave në zonë. Situata është rënduar edhe më tej për shkak të mungesës së kontrollit të lejeve mjedisore, të cilat sipas Bashkisë, u lejojnë kompanive minerare që të mos...