Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Miniera pa kushte sigurie i mori jetën minatorit! Stafi teknik në pranga, babai i kandidatit të PS-së, i lirë
FOTO ILUSTRUESE BULQIZË- Një ditë më parë, në minierën e Bulqizës të subjektit “Gerti shpk”, humbi jetën minatori Fari Veliu, 66-vjeç për shkak të rënies së një masivi kromi. Për këtë aksident në punë, u arrestuan 5 punonjës të stafit teknik të kompanisë minerare. Në pranga kanë rënë: Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar. Punonjësit e stafit teknik të subjektit minerar, nuk kishin marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në galerinë ku humbi jetën 66-vjeçari. Ngjarja ndodhi teksa, Veli po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë, ku dyshohet se një masiv minerali është shembur duke e zënë poshtë. Përveç punonjësve të stafit teknik nuk...