Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Miliona euro dëm shtetit në 20 vite, Prokuroria Fier lëshon 14 masa sigurimi për “Bankers Petroleum”! Ekzekutohen 9, në kërkim 5 të tjerë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dhënë masat e sigurisë për 14 persona dhe subjekte, në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore. Hetimi, i nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe zhvilluar për gjashtë muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania ka deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e...