Milani, Reali, Maldini, Zlatan dhe gabimi që i kushtoi postin në Madrid, rrëfehet Ancelotti

Milani, Reali, Maldini, Zlatan dhe gabimi që i kushtoi postin në Madrid, rrëfehet Ancelotti

Carlo Ancelotti ka folur për disa prej momenteve dhe njerëzve më të rëndësishëm të karrierës së tij, duke rrëfyer edhe një nga gabimet që, sipas tij, i kushtoi vendin te Real Madridi: “Klubet më të mira që kam drejtuar janë Milani dhe Real Madridi. Është e pamundur të zgjedh më të mirin, sepse kam pasur nderin të drejtoj skuadra fantastike. Paolo Maldini ka qenë një lojtar special për mua. Më ka ndihmuar shumë në Milano, kishim një marrëdhënie të rëndësishme dhe fantastike. Pastaj ishte Zlatan, sigurisht, me karakterin dhe personalitetin e tij. Futbollistët më të rëndësishëm janë më të lehtë për t’u stërvitur. Mund të kenë një ego të madhe, por kjo mund të jetë edhe motivimi i tyre më i madh. Champions-i i fituar në vitin...