Colturi pas triumfit: Kjo fitore e parë më duket si një çmenduri, jemi në rrugën e duhur

Colturi pas triumfit: Kjo fitore e parë më duket si një çmenduri, jemi në rrugën e duhur

21 Nëntor 2026 14:44 Telesport Shqipëria bën historinë në sportin e skive, duke korrur suksesin e parë në garat e Kupës së Botës për femra me skiatoren Lara Colturi. 20-vjeçarja triumfoi në pistën austriake të Gurgl, në disiplinën sllallom, në garën e tretë sezonale. Pas dy vendeve të dyta në pistat e Soelden dhe Levi, Colturi ia doli mbanë të triumfojë sot në pistën e Gurgl. Një fitore për skiatoren kuqezi, triumf që është frut i një punë të jashtëzakonshme. Pas garës, në një intervistë ajo tha: “Ishte një moment i vecantë të fitoja një garë në Kupën e Botës. Jam stërvitur mirë dhe shumë kohët e fundit. Më në fund ia dola mbanë”. “I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe ndihmuar,...