
Milani reagon shumë vonë, Napoli merr tre pikët dhe ndjen Interin në garën për titull
👁6933
Napoli ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Të kaltrit kanë mposhtur me shifrat 2-1 Milanin. Politani zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të, ndërsa në të 19-n Lukaku dyfishoi shifrat. Në krahun tjetër Milani reagoi shumë vonë. Luka Joviçi ngushtoi diferencat në minutën e 84-t, por pa mundur të shmangte humbjen për kuqezinjtë. Këta të fundit gjenden në vendin e 9 në renditje, 5 pikë larg zonës së Kupave të Europës. Ndërkohë Napoli ndjek Interin në garën për titull, duke e parë e ekipin e Inzagit vetëm 2 pikë larg./Sport Ekspres/
Burimi:
Sportekspres.com