Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Milani i Igli Tares bëhet “gjerman” në miqësore, fitojnë 9-0 kundër ekipit të Perth
Milani ka arritur të fitojë në shifrat 9-0 kundër ekipit australian Perth. Një Milan i pamëshirshëm, teksa me Igli Taren në krye si drejtor sportiv, kuqezinjtë kanë nisur të bëhen “gjerman”, pasi janë pikërisht këta të fundit që nuk njohin mëshirë për rivalin edhe kur ata dorëzohen. Pjesa e parë përfundoi në shifrat 0-5, teksa Terricano hapi festivalin e golave, Okafor shënoi dopietë, ndërsa Comotto dhe Chukuëeze përfunduan spektaklin e 45 minutave. Leao u aktivizua në minutën e 46 dhe vetëm pak sekonda pas aktivizimit, shënoi golin e gjashtë të Milanit. Ricci, Musah dhe në fund sërish Leao, mbyllën makthin...