Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani, entuziazmi është rikthyer. Tifozët surprizojnë trajnerin Conceiçao në Milanello
👁5726
Klima rreth Milanit ka ndryshuar. Kjo dallohej menjëherë nga morali i lojtarëve në dhomat e zhveshjes, por dje në mëngjes, jashtë portës së Milanellos, disa tifozë kuqezi dhanë një tjetër sinjal. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, në pritje të daljes së trajnerit Sergio Conceiçao, ata i kushtuan një thirrje të përzemërt. “Sergio, Sergio, Sergio”, – thërrisnin tifozët sapo makina BMW e trajnerit portugez kaloi me shpejtësi pranë kompleksit sportiv pas stërvitjes. Një sinjal i qartë i entuziazmit të rinovuar që po shoqëron skuadrën pas fitores në derbi dhe kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit. Conceiçao, shkruan gazeta...