Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani drejt akordit për Jasharin, më afër se kurrë “tymit të bardhë” me Club Brugge
Dukej se kishte dështuar si negociatë merkatoje, e ngecur në një rrugë pa dalje, por papritur gjithçka është rihapur. Milan dhe Club Brugge, në mënyrë të papritur, duken tani pranë marrëveshjes për Ardon Jasharin, një objektiv i deklaruar i kuqezinjve prej më shumë se një muaji. Ende nuk jemi në fazën përfundimtare të marrëveshjes, por oferta e Igli Tares, e njëjtë ekonomikisht (33.5 milionë euro, plus bonuse që mund të arrijnë deri në 38 milionë), ka ndryshuar në termat e saj. Marrëveshja mund të arrihet falë shtrirjes së pagesës në 4 vite në vend të 5. Kontaktet janë të vazhdueshme në këto orë, sepse në këtë pikë po diskutohen realisht detajet e fundit. Lajmi konfirmohet edhe nga Belgjika, ku gazetari Sacha Tovalieri ka folur hapur...