Milan insiston për Jasharin! Tare: Kemi bërë propozim tjetër

Milan insiston për Jasharin! Tare: Kemi bërë propozim tjetër

Milan vazhdon të ushtrojë presion për të arritur te Ardon Jashari. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare ka bërë me dije se klubi ka bërë një tjetër ofertë te Brugge. “Ne kemi marrëdhënie shumë të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin. Besojmë se është një ofertë e rëndësishme, që përshtatet me vlerën e lojtarit. Nuk kemi ndërmend të shkojmë përtej kësaj oferte”, deklaroi Tare.