Milan gjen pasuesin e Leaos? Omari Hutchinson pranë transferimit te kuqezinjtë
Skuadra e Milanit ka hedhur një hap konkret për përforcimin e repartit ofensiv. Kuqezinjtë kanë identifikuar Omari Hutchinson si një nga profilet e përshtatshme për të shtuar cilësi dhe alternativa në mesfushën sulmuese pas largimit të Rafael Leaos. Futbollisti i Nottingham Forest, i lindur në vitin 2003, është shumë pranë kalimit te kuqezinjtë. Sipas raportimeve Milani dhe klubi anglez kanë arritur marrëveshje për një huazim me të drejtë blerjeje, e cila mund të shndërrohet në detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte të përcaktuara në marrëveshje. Hutchinson shihet si një lojtar që mund t’i japë më shumë alternativa trajnerit Ruben Amorim, falë fleksibilitetit të tij në repartin ofensiv. Një nga karakteristikat më interesante të Hutchinson është fakti se ai është lojtar me këmbë të majtë që preferon të luajë nga krahu...
Burimi:
vizionplus.tv