As Pochettino nuk i bën dot derman. Man. United turpërohet në shtëpi nga Brentford në pjesën e parë (video)
28 Nëntor 2026 16:48 Telesport Pas një barazimi dhe një ndeshjeje disi të mirë në mesjavë në barazimin 2-2 në transfertë ndaj Sporting Lisbon në Champions League, Manchester United është kthyer në rutinën e zakonshme të këtij sezoni. “Djajtë e Kuq” po munden 0-2 nga Brentford në pjesën e parë, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të në Premier League. Për miqtë vendosi dopieta e Callum Wilson, në minutat 19′ dhe 32′. Në të dy rastet, asistet ishin nga Dango Ouattara, ndërkohë që mbrojtja e United ishte totalisht në gjumë. Një pjesë e parë tejet e dobët nga Man. United, që mesa duket as ardhja e Mauricio Pochettino nuk e ndryshon dot gjendjen aktuale te kjo skuadër. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al