Bayern “ngec” sërish në kampionat, “skuqet” Kimmich. Dy lojtarë të tjerë i shtohen listës së gjatë të infermierisë
Pas humbjes në mesjavë ndaj Lille në Champions League, Bayern Munich nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi pa gola ndaj Hamburger SV, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në Bundesligë. Bavarezët vinin në këtë takim me shumë mungesa të rëndësishme të disa titullarëve të skuadrës për shkak dëmtimi. Në minutën e 44-të, pas një përplasjeje fillimisht verbale me kundërshtarin, Joshua Kimmich kap prej flokësh kundërshtarin, Alexander Rossing-Lelesiit, dhe e hedh në tokë. Arbitri e ndëshkon direkt me karton të kuq. SHIKOMOMENTI Kimmich largohet duke mbuluar fytyrën dhe lotët dhe lë në baltë shokët e skuadrës, në një moment tejet delikat. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Në fillim të pjesës së dytë, Lennart Karl largohet nga fusha si pasojë e një dëmtimi,...
Burimi:
telesport.al