Kombëtarja e femrave e nis me humbje turneun miqësorë në Kinë. 7 gola të shënuar në pjesën e parë

Kombëtarja e femrave e nis me humbje turneun miqësorë në Kinë. 7 gola të shënuar në pjesën e parë

Kombëtarja shqiptare e vajzave është mposhtur me rezultatin 4-3 nga Malawi, në ndeshjen e parë të saj në turneun ndërkombëtar miqësor “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”, që po zhvillohet në Kinë. Vajzat kuqezi zhvilluan një pjesë të parë pozitive, duke përmbysur golin e hershëm të Malawit. Fortesa Berisha ishte protagonistja e Shqipërisë, duke realizuar dy herë në minutat 6 dhe 21, pas golit të shënuar nga kundërshtaret në minutën e 3-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 për Shqipërinë. Në fraksionin e dytë, Malawi barazoi shifrat në minutën e 55-të dhe kaloi në avantazh në minutën e 71-të. Megi Doçi realizoi golin e barazimit 3-3 në minutën e 80-të, por Malawi shënoi sërish në minutën e 90-të, duke marrë fitoren me...