Milan, Cardinale i mahnitur nga 22-vjeçari: do të bëjë një tentativë në janar, por…
Mbrojtja është prioriteti, por nuk është i vetmi fokus: merkatoja e janarit për Milanin mund të sjellë surpriza dhe investime të mëtejshme, pas blerjeve në verë të Moreira-s, Ramos-it, Gila-s dhe Hutchinson-it. Në repartin e mbrojtjes, Amorim i konsideron Koni De Winter-in dhe Strahinja Pavlovic-in si të pazëvendësueshëm. Gila është titullari tjetër, ndërsa Tomori shërben si zëvendësuesi kryesor – edhe pse aktualisht si Tomori, ashtu edhe Gabbia, janë jashtë fushave për shkak dëmtimesh. Kjo i lë Terracciano-n dhe Diawara-n si opsionet e mbetura. Sa u përket përforcimeve të mundshme në dimër, Gonçalo Inácio i Sportingut ishte një objektiv gjatë verës; megjithatë, klubi portugez kërkonte 40 milionë euro dhe ka pak gjasa që çmimi të ulet deri në janar, siç thekson La Gazzetta dello Sport. Për...
Burimi:
telesport.al