‘Mikja, zemra ime, ku je?’

‘Mikja, zemra ime, ku je?’

Poezi nga Sadik Bejko: Mikja, zemra ime, ku je?Ku jemi ne? Të kam menduar,Po të shkruaj nën PandemiMos jemi avulluar. Të sëmurë,bërë si retë e tjerrura brigjeve,të padukshëm për cilindo tani.Dikur, harruar vetes, u dhuruam te kohërat tona.Te ato që shkuan e vanë,kohëra që gjakuu shterrte në atë që quhej “atdhe”.U blatuam nga ç’ish vetja jonë.Tash kocka.Nuk na njeh njeri.Tash atdheu na qenkej tjetër.Dhe kuptime, jetë na janë tjetër.Vetja, e vockëla, ish vetja jonë ku mbeti?Ku.. ku ndodhet ajo ish “e bukura” jonë?Kush? Pyet kush?Kush do të dijë për të tani?Mikja ime, (ku je?) M’u zgjoveTë kërkova nën Pandemi./KultPlus.com