Mikelanxhelo: Dobësitë, sekretet dhe detajet e kryeveprave

Mikelanxhelo: Dobësitë, sekretet dhe detajet e kryeveprave

Mikelanxhelo, konsiderohet një nga artistët më me ndikim i periudhës së Rilindjes, duke i lënë njerëzimit trashëgim kryevepra si: statuja e Davidit dhe pikturat e tij në Kapelën Sistine. Disa detaje mbi jetën dhe veprën e tij: Përmendorja e Davidit ishte menduar të vendosej në çatinë e një godine në Firence Kur autoritetet e autorizuan Mikenaxhelon të skalitë “Davidin”, supozohej se ajo ishte një nga statujat e shumta që do të rreshtoheshin mbi çatinë e kupolës së Katedrales së Firencës. Por kjo vepër u pëlqye aq shumë, sa që kur përfundoi në vitin 1504, u vendos të ishte më e dukshme për njerëzit. David Me lartësi prej 5.2 metra dhe me peshë 6,4 ton, ngjitja e saj në çati nuk do të ishte një detyrë e lehtë. Prandaj u mor vendimi për ta ekspozuar atë jashtë “PalazzoVechio, zyrat e qeverisë së Firencës, ku qëndroi për 370 vjet përpara se të transferohej në Galleria dell’Açademia (Galeria e Akademisë së Firences)...