“Mik i shquar i Izraelit”/ Ministri izraelit takon Ramën në Tiranë: Na ka qëndruar pranë në kohë sfiduese

“Mik i shquar i Izraelit”/ Ministri izraelit takon Ramën në Tiranë: Na ka qëndruar pranë në kohë sfiduese

edi rama-Gideon Sa’ar TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, është takuar në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë. Përmes një postimi në "X", Sa'ar ka ndarë pamje nga takimi, teksa e cilëson Ramën si një nga liderët më të shquar dhe më etikë në botë.  Ministri izraelit vlerësoi angazhimin e Shqipërisë dhe të kryeministrit Rama për sigurinë e Izraelit dhe qëndrimin kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Sa i përket bisedës gjatë takimit, Sa'ar shprehet ishte e fokusuar rreth marrëdhënieve të dy vendeve si dhe situatës në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor. “Pata kënaqësinë të takohem sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama @ediramaal. Rama e ka udhëhequr Shqipërinë për 13 vjet rresht dhe, sipas mendimit tim,...