Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mijëra qytetarë në Teheran i japin lamtumirën 60 viktimave të sulmeve izraelite, mes tyre komandantë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë
Mijëra njerëz mbushën rrugët kryesore të Teheranit, gjatë funeralit masiv të organizuar për 60 viktimat e sulmeve izraelite, përfshirë disa prej figurave më të larta ushtarake dhe shkencore të vendit. Ceremonia u zhvillua pas përfundimit të një armëpushimi 12-ditor mes Iranit dhe Izraelit, që pasoi përshkallëzimin më të rëndë të dhunës në vitet e fundit mes dy vendeve. Në mesin e viktimave që u përcollën për në banesën e fundit ishin shefi i Gardës Revolucionare, gjenerali Hossein Salami, dhe kreu i programit të raketave balistike të Gardës, gjenerali Amir Ali Hajizadeh. Arkivolet e tyre, së bashku me ato të viktimave...