Mihal Grameno, (1871-1931) publicist, shkrimtar intelektual dhe luftëtar i lirisë

Mihal Grameno, (1871-1931) publicist, shkrimtar intelektual dhe luftëtar i lirisë

Mihal Grameno Lindi në Korçë, në vitin 1871, në një familje atdhetare nga shtresa zejtare dhe tregtare. Ishte luftëtar dhe intelektual i shquar i Rilindjes sonë Kombëtare. Mësimet e para i mori në vendlindje. Në moshë të re mërgoi në Bukuresht, ku u lidh me shoqërinë “Drita”. Aty u lidh me lëvizjen atdhetare dhe më 1889 u zgjodh sekretar i shoqërisë “Drita”. Me vullnet dhe këmbëngulje punoi për të zgjeruar horizontin e tij kulturor. Hyri në lëvizjen kombëtare që nga fundi i shek. XIX. Botoi vjersha dhe artikuj në shtypin e kohës. Në vitet 1907-1908 luftoi në radhët e Çetës së Çerçiz Topullit, më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Për veprimtarinë e tij u dënua disa herë me burgim prej qeverisë osmane. Pas...