Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Migjeni: Një refren i qytetit tem
Zotni, zotni, të lutem, zotni, ma fal ndoj send! -asht një refren, një refren i bukur i qytetit tem.Kur mëngjezi përtrihet ndër rrugat e qytetit, rrezet e diellit fillojnë të ngatrrohen nëpër kambët e njerzvet, hiet e automobilavet e karrocave fillojnë të rrëshqesin nëpër dhe – atëhere ndër trotuare ja fillon një refren, refren’ i bukur i qytetit tem: ,,Zotni, zotni, të lutëm, zotni, ma fal ndoj send!“ Kush mund ta shprehi bukurin’ e këtij refreni? Mozart, Bethoven…hahaha! Kët melodi mund ta këndojnë vetëm trotuaret e qytetit tem, e ta dëgjojnë vetëm qytetarët tonë. Dhe të kënaqen. Se qytetarëve tonë shumë...