Microsoft rikthen në jetë shkrimin e Mikelanxhelos, krijon një font të veçantë për Vatikanin
Microsoft ka bashkëpunuar me Vatikanin për të rikthyer në përdorim shkrimin e dorës së artistit të njohur italian Mikelanxhelo Buonarroti, përmes krijimit të një fonti të ri digjital të quajtur “Michelangelus”. Sipas gazetës greke Kathimerini, projekti synon të ndërthurë trashëgiminë artistike të Rilindjes me teknologjinë bashkëkohore, duke e kthyer kaligrafinë e Mikelanxhelos në një format që mund të përdoret në komunikimin e përditshëm. Fontin e krijuan Mimo Berterame dhe Stefano Caliandro, drejtues të studios italiane të dizajnit Studiogusto, në bashkëpunim me institucionin e Vatikanit që administron dhe mirëmban Bazilikën e Shën Pjetrit, Fabbrica di San Pietro. Për realizimin e tij, specialistët studiuan letra, shënime dhe dokumente origjinale të Mikelanxhelos, të ruajtura në arkivat e Vatikanit dhe në muzeun Casa Buonarroti në Firence. Një nga burimet...
Burimi:
kultplus.com