Microsoft propozon ‘kushtetutën’ e AI-së
29 September, 2026 - 20:59 Microsoft ka prezantuar një Kod të Sjelljes për inteligjencën artificiale, të cilin e konsideron si një lloj “kushtetute” për zhvillimin dhe përdorimin e sistemeve të ardhshme të inteligjencës artificiale AI-së. Dokumenti synon të vendosë kufij të qartë për sistemet artificiale dhe të garantojë se kontrolli përfundimtar do të mbetet te njerëzit. Sipas Microsoft, modelet e AI-së duhet të jenë të dizajnuara në mënyrë që të pranojnë korrigjimet dhe ndërhyrjet njerëzore dhe të mos i rezistojnë kurrë fikjes. Kompania kërkon gjithashtu që sistemet të jenë të kuptueshme dhe të parashikueshme, në mënyrë që përdoruesit të kenë mundësi të kuptojnë se si dhe pse marrin vendime. Kodi përcakton edhe kufizime për përdorimin e inteligjencës artificiale në aktivitete të rrezikshme. Microsoft synon të...
Burimi:
kultplus.com