Mick Jagger, sekreti i energjisë në moshën 83-vjeçare: 12 km vrap çdo ditë dhe dietë mesdhetare

Mick Jagger, sekreti i energjisë në moshën 83-vjeçare: 12 km vrap çdo ditë dhe dietë mesdhetare

Legjenda e muzikës rok, Mick Jagger, vazhdon të ruajë një formë fizike mbresëlënëse në moshën 83-vjeçare, falë një rutine të disiplinuar stërvitjeje dhe një ushqyerjeje të ekuilibruar, ku mbizotërojnë produktet natyrale dhe dieta mesdhetare. Sipas revistës Men’s Health, lideri i grupit “The Rolling Stones” vrapon çdo ditë rreth 12 kilometra dhe stërvitet gjashtë ditë në javë, duke alternuar notin, kikboksin, çiklizmin, baletin klasik, jogën dhe pilatesin. Qëllimi i tij nuk është ndërtimi i masës muskulore apo arritja e një fiziku të skalitur, por ruajtja e forcës, qëndrueshmërisë dhe shëndetit me kalimin e moshës. Për të përballuar një regjim të tillë fizik, këngëtari i kushton rëndësi edhe ushqyerjes. “Duhet të ha shumë”, ka deklaruar Jagger në të kaluarën, duke treguar se aktiviteti i lartë fizik kërkon...