Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mianmari liron afër 4.900 persona, përfshirë të burgosur politikë
👁4098
Rreth 4.900 të burgosur janë amnistuar në Mianmar, në një vendim të dhënë nga udhëheqësi ushtarak i vendit, gjenerali Min Aung Hlaing, me rastin e Vitit të Ri tradicional. Amnistia u njoftua më 17 prill nga media shtetërore MRTV dhe përfshin gjithashtu lirimin dhe dëbimin e 13 të huajve. Ky gjest, i zakonshëm gjatë festave tradicionale në Mianmar, erdhi në një kohë të trazuar për vendin, i cili prej vitit 2021 ndodhet nën sundimin e juntës ushtarake, pas rrëzimit të qeverisë së zgjedhur demokratikisht të Aung San Suu Kyi. Sipas Rrjetit të Mianmarit për të Burgosur Politikë (AAPP), një organizatë...