Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

Është zhvilluar konferenca “Dimensioni i integritetit në funksionin e magjistratit. Angazhimi ndaj drejtësisë”, e organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, me kontribuues drejtues të institucioneve të drejtësisë, magjistratë, juristë, pedagogë e përfaqësues të shoqërisë civile. Në këtë konferencë mori pjesë edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë  Artur Metani. Gjatë fjalës së tij, Metani i cili referoi mbi temën “Shteti i së Drejtës në Provë:  Pavarësi apo Llogaridhënie?” duke analizuar marrëdhënien dinamike e delikate, që ekziston ndërmjet pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe nevojës legjitime për llogaridhënie publike, objekt debati sot mes profesionistëve të së drejtës, edhe në Evropë e më gjerë. Inspektori...
Burimi: Opinion.al