Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Meta nuk mori mandat në Kuvend/ Kryemadhi: E kam mbyllur atë hesap!
👁9835
Monika Kryemadhi ka folur për mediat, pas daljes nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ajo është pyetur nga gazetarët në lidhje me rezultatin që ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta mori në zgjedhjet e 11 Majit, duke mos siguruar asnjë mandat. Kryemadhi u përgjigj duke thënë se nuk do të komentojë më asgjë për politikën. “Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën! E kam mbyllur atë hesap”, është shprehur ajo. Ndërkohë përsa i përket kallëzimit për shpifje të bërë nga juristi Romeo Kara, ajo është shprehur për gazetarët se janë në fazë ballafaqimi.