Meta nuk mori dot mandat në zgjedhjet e 11 majit, Kryemadhi: E kam mbyllur atë hesap…

Meta nuk mori dot mandat në zgjedhjet e 11 majit, Kryemadhi: E kam mbyllur atë hesap…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, pas daljes nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), u përball me pyetjet e gazetarëve, të cilët kërkuan një koment për rezultatin e Ilir Metës në zgjedhjet e 11 majit, ku ky i fundit nuk arriti të fitonte një mandat deputeti. Kryemadhi zgjodhi të mos japë përgjigje politike, duke deklaruar prerë se nuk do të komentojë më çështje politike: “Nuk dua të komentoj më asnjë gjë për politikën! E kam mbyllur atë hesap,” – u shpreh ajo.
Burimi: Sot.com.al