Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Meta: Më 11 Maj, qytetarët do të kryejnë aktin e çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit
👁5346
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një mesazh në rrjetet sociale shkruan se çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët që vjedhin çdo ditë djersën dhe mundin e tij. “Vota juaj për mua do të shndërrohet në projekte zhvillimi dhe në mbrojtje, pa asnjë kompromis, të barazisë suaj përpara ligjit dhe në ndëshkimin e narkoqeverisë plaçkitëse dhe shitëse të kufijve të Shqipërisë”m shkruan Presidenti i Partisë së Lirisë. Mesazhi Çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët...