Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Meta, lider i falimentuar”, Çupi: Divorci me Kryemadhin një teatër për të shpëtuar paratë
Analisti Frrok Çupi në “News Line” në ABC News, pati një qëndrim të ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në kampin opozitar, duke e cilësuar Ilir Metën si një lider të “falimentuar” politikisht. Çupi u ndal veçanërisht tek ndarja e Metës nga Monika Kryemadhi, të cilën e interpretoi si një “divorc politik të inskenuar” me qëllim shmangien e përgjegjësive ligjore dhe shpëtimin e pasurive. Ai theksoi se ndarja nuk është e vërtetë në thelb, por një lëvizje taktike që vjen si pasojë e presioneve gjyqësore dhe hetimeve. Sipas tij, Ilir Meta nuk ka më as mbështetje politike, as trashëgimi, dhe përveç...