Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Meta kërkon lirinë, rekurs në Kushtetuese pas vendimit të Gjykatës së Lartë
Ilir Meta ka bërë rekurs në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë që e la në burg. Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim Cakrani, kërkon në Kushtetuese lirimin nga qelia. Meta kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg më 27 shkurt. Gjithashtu, ish-presidenti i Republikës kërkon edhe shfuqimin e vendimit të mëparshëm, atij të 19 nëntorit 2024, kur Apeli në GJKKO e la në burg. Meta mbahet i izoluar në burgun 313 në Tiranë, prej 21 nëntorit 2024. Kreu i PL-së po hetohet për aferën CEZ/DIA, gjatë kohës kur bashkëqeveriste forca e tij...