Meta kërkoi lirinë! Shtyhet seanca, GJKKO shpall moskompetencë, avokati: E kemi dërguar në GJK, do të lirohet

Meta kërkoi lirinë! Shtyhet seanca, GJKKO shpall moskompetencë, avokati: E kemi dërguar në GJK, do të lirohet

Ilir meta TIRANË- Është shtyrë seanca në GJKKO për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Shkak u bë mungesa e gjyqtarit të çështjes. Në kërkesë argumentohet se SPAK ka përfunduar tashmë hetimet në ngarkim të Ilir Metës, dhe për rrjedhojë, vijimi i masës së paraburgimit nuk ka më bazë procedurale. Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-Presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria. Kërkesa do të shqyrtohej nga gjyqtari i posaçëm Erjon Bani, ndërsa përfaqësues i SPAK është Alfred Shehu, i cili është i gatshëm këtë periudhë, duke qenë se prokurorët e çështjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi nuk...