Meta i drejtohet GJKKO-së, kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë

Meta i drejtohet GJKKO-së, kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë

Përfaqësuesit ligjorë të ish-presidenti Ilir Meta kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë dhe për këtë kanë çuar një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar. “Kjo kërkesë është paraqitur duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Presidentit Meta dhe duke qenë se nevojat për ta mbajtur akoma nën paraburgim  nuk kanë më asnjë kuptim procedural”, njoftoi avokati i Metës, Kujtim Cakrani. Kujtojmë se të hënën, SPAK i njoftoi mbylljen e hetimeve dhe akuzat ish-presidentit Ilir Meta për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Kujtojmë se Meta mbahet prej tetorit të vitit të shkuar në qeli./tvklan