Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mësymja e maskave në zyrat e “ONE”/ Dëshmojnë rojet private: Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk denoncuam
Personat të cilët kanë si detyrë ruajtjen fizike të kompanisë “ONE” kanë dhënë deklaratat e tyre para oficerëve të Komisariatit nr. 3 në Tiranës për vjedhjen e ndodhur më 25 dhjetor 2024. Dy personat e maskuar kanë hyrë brenda kompanisë “ONE” dhe janë ngjitur në katin e 3-të të saj. “Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk e denoncuam vjedhjen”, kanë deklaruar përgjegjësit ruajtjen e objektit. Nga kamerat e sigurisë janë pikasur se dy të paidentifikuarit janë futur në dy salla mbledhjesh, të cilat ndodhën po në atë kat ku kanë qëndruar disa minuta dhe pas kanë dalë prej saj. Policia ka nisur me gjurmimin gjatë rrugës kryesore, por duke qenë se ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar shumë prej kamerave të...