“Mesnata sjell rrebeshe shiu në vend”, zbuloni zonat që do të preken
Pas një dite me diell dhe temperatura deri në 26 gradë celsius, gjatë natës një sistem i fuqishëm vranësirash do të përfshijë territorin shqiptar, duke sjellë reshje dhe rrebeshe. Këtë paralajmëroi në A2 CNN meteorologia Tanja Porja. “Reshjet do të jenë më të dendura fillimisht në veriperëndim dhe në zonat perëndimore, ndërsa më pas do të zhvendosen drejt jugperëndimit dhe jugut. Rrebeshet do të jenë më të pranishme gjatë natës dhe orëve të para të së premtes, ndërsa gjatë ditës reshjet do të dobësohen gradualisht”, tha meteorologia. Sipas saj, e premtja do të sjellë një rënie të temperaturave, veçanërisht në veri dhe verilindje, ku temperaturat maksimale pritet të variojnë nga 23-24 gradë celsius vetëm në jugperëndim. “Kryeqyteti nesër në mesditë pritet të jetë mjaft i...
Burimi:
javanews.al