Mesdheu në muzikë/ Pjesë e javës së kulturës italiane në Shqipëri

Mesdheu në muzikë/ Pjesë e javës së kulturës italiane në Shqipëri

Mbrëmja e kaluar solli një atmosferë të bukur në Amfiteatrin Antik të Durrësit, ku muzika mesdhetare u kthye në një urë midis kulturave. Orkestra e njohur Magna Grecia nga Taranto solli koncertin me titullin “Mesdheu në Muzikë”, si pjesë e Javës së Kulturës Italiane në Shqipëri. “Kemi zgjedhur Durrësin për këtë koncert për të theksuar lidhjen historike dhe kulturore që ekziston mes vendeve tona në hapësirën mesdhetare”, tha Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës. Instrumentistët e rinj tê orkestrës italiane interpretuan me pasion një repertor të pasur që ndërthuri veprat klasike me ato bashkëkohore. “Repertori është një homazh...
Burimi: Top-Channel.tv