Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mesdheu në flakë! NASA trondit me pamjet nga hapësira. Çdo pikë e kuqe në hartë është një zjarr aktiv
Sistemi i monitorimit satelitor të NASA-s ka publikuar imazhe të frikshme të përhapjes së zjarreve në të gjithë pellgun e Mesdheut. Çdo pikë e kuqe e paraqitur në hartën e NASA-s shënon vendndodhjen e një zjarri aktiv, duke krijuar një det të kuq nga Evropa Jugore deri në Afrikën e Veriut. Harta tregon zjarret nga Greqia në Spanjë, nga Franca jugore në Qipro, nga Italia në Shqipëri ku po digjen pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta. Po ashtu në pamje satelitore shfaqet Turqia deri në Afrikën e Veriut, ndërsa theksohet se ditët e fundit për të gjithë rajonin e...