Mesazhi sfidues i Ronaldos, pas golit që e çoi Portugalinë në finalen e “Nations League”

Mesazhi sfidues i Ronaldos, pas golit që e çoi Portugalinë në finalen e “Nations League”

Cristiano Ronaldo ka dhënë një mesazh sfidues, pasi e çoi Portugalinë në finalen e “Nations League” me golin e tij të 137-të ndërkombëtar. ÇFARË NDODHI?Ylli 40-vjeçar, i përjetshëm, vazhdon të japë maksimumin në skenat më të mëdha, duke siguruar edhe një tjetër mundësi për të fituar trofe të rëndësishëm. CR7 dha një kontribut vendimtar për kombëtaren e tij në gjysmëfinalen kundër Gjermanisë, të fituar mbrëmë 2-1, me përmbysje. KONTEKSTIPortugalia ishte në disavantazh në fillim të pjesës së dytë, pasi Florian Wirtz, i lidhur me një transferim te Liverpool-i, shënoi për gjermanët. Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez përmbysi gjithçka pas...
Burimi: Telesport.al