“Mesazhi i fundit ishte më 23 shtator”, zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë
Familja e shtetasit Erkan Nika, i cili punonte si inxhinier i dytë në një anije turke të sulmuar me dronë, i bën apel shtetit shqiptar të përfshihet në kërkimet për gjetjen e 28-vjeçarit. Babai i tij, Rexh Nika, gjatë një interviste për Top Channel, bën thirrje për ndihmë nga Turqia. “U bëjmë thirrje të gjitha spitaleve, të gjitha institucioneve shëndetësore, policisë, autoriteteve dhe institucioneve përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe përreth Detit të Zi që të kontrollojnë regjistrat e tyre për pacientë të paidentifikuar, personave të plagosur, ose individë të gjetur në zonat bregdetare të Detit të Zi. Kërkojmë ndihmë nga institucionet shtetërore të Shqipërisë”, u shpreh Nika. Familja Nika jeton në Turqi prej 1997 dhe Erkani punonte prej vitesh në anijen e mallrave Aroyat, e...
Burimi:
javanews.al