Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mesazhet zanore/ “Do të të kushtojë rëndë”, si u kërcënua Shabani! Kreu i ‘Nismës’: Janë kushërinjtë e Lapajt
Janë publikuar në media disa prej mesazheve zanore përmes të cilave është kërcënuar Endri Shabani, menjëherë pas luftës së tij me Adriatik Lapajn për mandatin. “Nuk mendoja kurrë se mund të vinte kjo trazirë. Ishit të paqartë ti, Adriatiku, Pano. Iu kam besuar jashtë mase, por jo të bëhen këto prapaskena, çfarë janë këto. Është e turpshme. Nuk mund të na hanë neve në besë, do pini gjakun e fëmijëve të mi. Nuk ka shans. O Endri, më dëgjo. Dole shumë i pabesë, do të kushtojë rëndë, ne nuk do ta lëmë kurrë Adriatkun vetëm, Adriatiku mbrapa ka një ushtri...