Mesazh motivues për çdo grua që po lufton me këtë sëmundje, nga ajo e cila ia doli mbanë
Nga Mara Maionchi U operova në vitin 2015, kisha kancer gjiri. Kisha shumë frikë, por doja të shkoja vetëm në operacion. Gjithçka shkoi mirë, mirëpo meqënëse i kisha lënë pas dore, siç më thanë mjekët, ishin zhvilluar dy tumore. Dy sarkoma malinje, njëra djathtas dhe tjetra majtas. Për atë djathtas nuk kisha ndjerë asgjë, ndaj ndoshta mund ta besoj se isha me vonesë. Gjithsesi nuk kisha çfarë të bëja. Duhet ta pranoja realitetin tim. Nëse diçka të bie për pjesë, nuk të mbetet gjë tjetër veçse ta pranosh dhe të vazhdosh përpara. Nuk ke zgjedhje tjetër. Në sallën e operacionit, ndërsa isha shtrirë, i kërkova kirurgut të bënte një kontroll të mirë. Nuk doja më të përballesha me një traumë të tillë sërish në të...
Burimi:
kultplus.com