Mes letrës dhe ekranit, bota e Jane Austen
Romanet e Jane Austen vazhdojnë të rikthehen në ekran, brez pas brezi, duke marrë forma të reja përmes kinemasë dhe televizionit. Vetëm këtë vit, dy prej veprave të saj më të njohura, “Sense and Sensibility” dhe “Pride and Prejudice”, rikthehen në përshtatje të reja, duke e mbajtur gjallë një debat të vjetër mes lexuesve dhe adhuruesve të autores angleze. Por sa herë që një roman i Austen shndërrohet në film apo serial, lind edhe pyetja se çfarë humbet gjatë këtij kalimi nga faqja në ekran. Sipas studiuesve të letërsisë të cituar nga BBC, përshtatjet e veprave të Austen shpesh priren të theksojnë romancën, bukurinë vizuale dhe protagonistët e idealizuar, ndërsa lënë në hije disa prej shtresave më të ndërlikuara të shkrimit të saj. Dashuria është...
Burimi:
kultplus.com