Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mes konfirmimeve dhe “lamtumirave”, si ndryshon sulmi i Interit me ardhjen e Bonny?
Mungon vetëm zyrtarizimi për ardhjen e Bonny tek Interi. Një blerje që ndryshon fizionominë e repartit ofensiv zikaltër, mes konfirmimeve të mundshme dhe “lamtumirave”. Interi do të ketë së shpejti një sulmues të ri, teksa është mbyllur marrëveshja për transferimin e Ange-Yoan Bonny nga Parma, për një shumë prej 23 milionë eurosh, plus 3 milionë bonuse. Në marrëveshje është përfshirë edhe një përqindje mbi shitjen e mundshme të ardhshme. Francezi do të përforcojë repartin e avancuar në dispozicion të Chivu, i cili tashmë mund të llogarisë edhe Pio Espositon, autor i një goli në ndeshjen e tij të parë si titullar me...