Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht të tronditur, por nuk do të dorëzohemi! Duhet të korrigjojmë gabime dekadash

Merz për zgjedhjet në Saksoni-Anhalt: Jemi thellësisht të tronditur, por nuk do të dorëzohemi! Duhet të korrigjojmë gabime dekadash

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka pranuar se rezultati i dobët i CDU-së në zgjedhjet e së dielës në Saksoni-Anhalt përbën një goditje të fortë për partinë, duke paralajmëruar se ai do të ketë pasoja serioze. Megjithatë, ai bëri të qartë se nuk ka ndërmend të ndryshojë kursin e qeverisë apo të heqë dorë nga reformat e planifikuara. Në daljen e tij të parë publike pas zgjedhjeve, Merz, i shoqëruar nga kandidati i CDU-së në land, Sven Schulze, nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin.Lexo edhe :Related Posts “Jemi thellësisht të tronditur. Nuk e prisnim në këtë masë”, deklaroi kancelari, duke shtuar se rezultati elektoral, si çdo rezultat në një demokraci, duhet respektuar. Merz iu referua gjithashtu faktit se rreth 60% e votuesve u drejtuan, sipas tij,...