Merz: Ngecja e dialogut Kosovë-Serbi, pengesë për përparimin e të gjithë rajonit

Merz: Ngecja e dialogut Kosovë-Serbi, pengesë për përparimin e të gjithë rajonit

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen dhe të arrijnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve mes vete, duke thënë se ngecja e dialogut mes tyre është bërë pengesë për ecjen përpara të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Ai [dialogu] tani për tani po i pengon të gjithë, prandaj bëjmë thirrje urgjente për përgjegjësi dhe përparim”, tha të enjten kancelari gjerman gjatë fjalimit hyrës me rastin e nisjes së punimeve të samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi. Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar dialog të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023, pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë. Merz, shteti i të cilit është “kumbari” i Procesit të...